Pasagjeri pa eksperiencë fluturimi ul me sukses avionin pas humbjes së ndjenjave të pilotit (fotot)

11/05/2022 17:12

Një kontrollor i trafikut ajror ka udhëzuar me sukses uljen e avioni në pisën e aeroportit të Boca Raton në Florida, SHBA, pasi pasagjeri i komunikoi në radio: “Kemi një situatë serioze këtu!”.

Pasagjeri pa eksperiencë fluturimi arriti të ulë me sukses avionin e vogël privat në aeroportin amerikan pasi piloti pësoi një emergjencë të papritur shëndetësore, duke humbur kapacitetet.

Administrata Federale e Aviacionit tha se është duke hetuar incidentin, i cili ndodhi mbrëmjen e të martës, teksa nuk janë cilësuar shkaqet e emergjencës mjekësore të pilotit.

Autoritetet thanë në deklaratën e tyre se dy pasagjerë ndodheshin në bordin e avionit të tipit  Cessna 208 kur piloti kishte pësuar një “problem mjekësor”.

Por një prej pasagjerëve mori timonin e mjetit dhe arriti ta ulë atë në aeroportin ndërkombëtar të Palm Beach.

Sipas regjistrimit audio të bisedës nga LiveATC.net, paragjeri i tha kontrollorëve në radio: “Kemi një situatë serioze këtu. Pilot e ka humbur fare dhe unë nuk e kam idenë sesi të drejtoj avionin”.

I pyetur nga kulla sesi është puna me pilotin,  pasagjeri përgjigjet: “Flet pa kuptim. Është thuajse pa ndjenja.”

Më pas kontrollori ajror e pyet se cili ishte pozicioni ajror i mjetit.

Burri përgjigjet: “Nuk e kam idenë. Shoh brigjet e Florida para meje por nuk e kam idenë”.

“Atëherë përpiqu të ndjekësh bregdetin, ose drejt veriut ose drejt jugut,” i tha kontrollori, teksa shtoi: “Po përpiqemi të të lokalizojmë.”

Pas katër minutash pasagjeri pyet: “A më gjetet ku jam? Nuk ndez dot as ekranin e navigatorit, aty janë të gjitha informacionet. A dini ndonjë gjë për këtë, ju lutem?”

Kontrollori ajror tha se kishte lokalizuar avionin, i cili ndodhej pranë Boca Raton.

Më pas ai nisi të drejtonte pasagjerin në hapat e uljes së avionit, duke thënë: “Mundohutë mbash krahët në një nivel dhe kontrollo nëse mund të ulesh ngadalë duke shtyrë timonin para”.

Në një video të zotëruar nga rrjeti CNN, avioni shihet që nis uljen ngadalë dhe butë.

Në një tjetër regjistrim kulla e kontrollit u thotë pilotëve: “Ju sapo dëshmuat uljen e avionit nga dy pasagjerë.”

“Vërtet the se dy pasagjerë arritën ta ulnin atë avion?” pyste nga larg një pilot i linjave American Airlines. “Bravo i qoftë”, shtonte ai.

FOTO GALERI
2/6
Avioni shihet që cuditerisht kryen uljen ngadalë dhe butë ne piste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA