“Laku për Ramën po ngushtohet”, Berisha: Çoi në DASH raporte me shpifje, tani i thotë drejtësisë hetoni gënjeshtrat e mia

11/05/2022 13:07

Për Sali Berisha është Edi Rama është autori kryesor i mashtrimit sipas tij për vendimin e DASH për ta shpallur non grata. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin se ka cuar raporte me shpifje në DASH, raport sipas tij që nuk i ka publikuar dot kurrë, ndërsa tani i thotë drejtësisë të hetojë gënjeshtrat e tij.

“Edi Rama është autor kryesor që ka mashtruar DASH për Berishën. Burimi i informacionit për sekretarin e shtetit, kanë qenë raportet e hetimit të qeverisë. Pra, Edi Rama ka dërguar raporte në DASH që nuk i ka publikuar dot kurrë, nuk i ka dërguar dot kurrë në prokurori sepse janë shpifje, tani i thotë drejtësisë, hetoni shpifjet e mia. Cfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH. Laku poi  ngushtohet cdo ditë e më shumë. Raportet e tij kanë qenë shpifje, i them Edi Ramës, publikojë ato, coji në SPAK e ku të duash. Pra, sic e shihni e gjithë kjo fushatë ka vetëm një qëllim, të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin cdo ditë të Edi Ramës dhe të ushtrojë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare me të cilën e ka betejë të humbur. Nuk na impresionon me qëndrimet e tij. Me këto ai fakton se për cfarë i duhet drejtësia Edi Ramës.

Parku i Butrintit u përgjysmua, vëllai i Gjiknurit është ndër njerëzit më aktivë. Aty është edhe i vëllai i Edit, se s’mund të jetë pa garancinë e klanit Rama. Cdo ditë del një skandal, është ndërhyrë në buxhetin e shtetit për fondin e rezistencës sociale, sic thotë, por na del fondi i orgjive sociale. Merren 7 mln euro vetëm për festa e ahengje të bashkisë e ministres kulturës, të tjerët marrin bukën me lista.  E dënojmë këtë akt të turpshëm të kësaj organizate kriminale, e implikuar nga drejtori te kryeministri që janë në garë vetëm të vjedhin. Por ka edhe një arsye tjetër në dezekuilibrimin e Ramës.” u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, Berisha theksoi se mori fund loja e turpshme me pseudopluralizmin me opozitën fasadë, vendi sot ka një opozitë të vërtetë

“Nuk do pajtohem kurrë me këtë plackitje. Nuk bëjmë presion  te SKAPI as te SPAK-u iu drejtohemi qytetarëve të mbrojnë pronat publike të këtij vendi, nga një organizatë më e rrezikshmja në botë. E paralajmëroi Rama këto ditë do jenë të harruara, je i pashpresë, Asgjë smund të ndalojë revolucionin pa i dalë zot interest të shqiptarëve. Asgjë, sepse nuk do ishte më opozitë, por pseudoopozitë. Dhe ajo ka marrë fund.” theksoi Berisha.

Top Channel