Klopp i vetdijshëm për cilësitë e Haaland: Fati jonë i keq, ai është një bishë!

11/05/2022 17:28

Makinerisë së ndërtuar nga Pep Guardiola te Manchester City në sezonin e ardhshëm do t’i shtohet edhe një tjetër element që pritet të garantojë gola me shumicë.

Bëhet fjalë për Erling Haaland teksa The Citizens vendosën të paguajnë klauzolën e vendosur nga Borussia Dortmund (75 milionë euro) për norvegjezin ndërsa blerjen më të bujshme të Cityt për sezonin e ardhshëm e ka komentuar edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman e pranon se Haaland është një bishë dhe që për fatin e keq të Liverpool, ai do të shënojë shumë gola me fanellën e Cityt. “Manchester City nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një skuadër e cila varet nga një lojtar për të fituar ndeshjet. Kanë një mënyrë specifike të të luajturit futboll dhe jam i mendimit se Haaland do të shënojë shumë gola në shtyllën e dytë, aty ku do t’i duhet të shtyjë topin në rrjetë.

Atij i pëlqen shumë diçka e tillë. Në sezonet e fundit ka vuajtur disi me dëmtimet, por kur është në formë atëherë shndërrohet në një bishë. Për fatin tonë të keq, Manchester City ka bërë një blerje të madhe”, u shpreh Klopp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA