Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë
Kryeministri Edi Rama ka preferuar t’i përgjigjet me një shprehje të gjyshes së tij, pyetjes së njërit prej gazetarëve të pranishëm këtë të mërkurë.
Gazetari i tha se kryeministri nuk mund të flasë për moral kur ka në krah ministrin Ulsi Manja, i cili ka dalë në përgjimet e dosjes ”184”.
Gazetari: Juve flisni për moral me Ulsi Manjën në krah kur ai është i përfshirë në dosjen 184 ku në përgjigjet e publikuara del me zë të pastër ku flet me Robert Agën, ku i thotë ‘na duhesh për punë më të mëdha or burr’.
Rama: Pse qesh kur thua këtë? Bëre edhe një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale, por pse qesh kur reciton këtu?
Gazetari: Nuk mund të ma tregoni ju etikën.
Rama: Gjyshja ime thoshte… ‘Sulle labbra dei santi aboca il risso’ – (Në buzët e shenjtorëve ka buzëqeshje)- përktheje kjo është përgjigja ime.
Top Channel