Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boci u mandatuan nga Komisioni i Rithemelimit për tç negociuar me partitë aletate përfshire LSI për procesin e zgjedhjes se Presidentit te ri.

Në një kohë që mazhoranca e ka lënë jashtë tryezës se dialogut qe po zhvillohet ne Parlament, Sali Berisha po përpiqet të përfshihet me proces përmes aleateve që drejtojnë dy grupe parlamentare.

“Bylykbashi dhe Boci të dy kanë mandatin e Komisionit të Rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare më në emër të Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Përballë socialistëve në emër të Partisë Demokratike u ul këtë të martë Enkelejd Alibeaj, i cili ka bërë publike një draft me kritere për pasuesinë e Ilir Metës.

“Personi në fjalë është ministër i Edi Ramës. Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet,  pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtet nuk është një post ekzekutiv, por është përfaqësues dhe politik. Çdo parashikim kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe nonsens”, tha Berisha.

Kjo javë shënon fillimin e negociatave për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike, e cila po zhvillon dy procese paralele.

FOTO GALERI
4/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA