Aksident në Lezhë/ Makina bëhet ‘copash’, drejtuesi përfundon në spital

11/05/2022 21:23

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë pasditen e sotme, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në kryqëzimin e Shënkollit, ku njëri nga automjetet është bërë ‘copash’. Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën por njëri nga drejtuesit është transportuar në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Top Channel