Kur bie fjala për buxhetin javor të ushqimeve është interesante të mësoni si njerëzit blejnë, sa shpenzojnë, si kursejnë, çfarë blejnë dhe çfarë jo.

Në këtë mënyrë ju mund të merrni këshilla të zgjuara dhe ide më të mira për kursim.

Edhe pse në ditët e sotme mund të jetë gjithnjë e më e vështirë të qëndrosh brenda një buxheti të paracaktuar, ekzistojnë mënyra që janë testuar me kohë dhe janë efektive për të ulur kostot.

AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me gjashtë këshilla të vlefshme, që mund t’ju ndihmojnë të blini me karar.

Përpara se të blini hidhini një sy frigoriferit
Vendi i parë që këshillohet t’i hidhni një sy përpara se të shkoni në dyqan është frigoriferi dhe rafti i ushqimeve për të parë se çfarë ka dhe çfarë duhet të blihet.

Kështu do të shmangni blerjet e panevojshme dhe do të vini në përdorim ato artikuj që shpesh lihen në harresë derisa skadojnë.

Mbani dy lista
Për shumë njerëz ndodh që kur shkojnë në dyqan pa një listë, përfundojnë duke blerë shumë produkte të cilat as që nuk do të mund t’i mbarojnë dot.

Bëni një listë me produktet që ju nevojiten, për t’u siguruar që të mos harroni asgjë ose të mos blini më tepër.

Gjithashtu, mbajtja e një liste javore ose mujore me vaktet që planifikoni të bëni dhe një inventar të artikujve që keni në shtëpi, mund t’ju ndihmojë të planifikoni më lehtë vaktet në vijim.

Organizoni listën e blerjeve sipas mënyrës që blini në dyqan
Disa blerës i njohin aq mirë dyqanet që shkojnë, sa i bëjnë listat e tyre sipas rendit që kalojnë nëpër to.

Jo vetëm që është më efikase, por gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të fokusuar vetëm tek artikujt që iu nevojiten dhe minimizon shanset për blerje impulsive.

Rezistojini dëshirës për të blerë më tepër
Pa pushim dëgjojmë se sa e rëndësishme është t’i përmbaheni listës. Dhe ka kuptim! Nëse lista juaj është krijuar me një buxhet specific, shtimi i artikujve që nuk janë llogaritur, do t’ju prishë të gjithë planifikimin.

Dhe nëse ju pëlqen të provoni gjëra të reja ose të përfitoni nga një ofertë, ju sugjerojmë të krijoni një hapësirë në listën tuaj për këto raste.

Nëse diçka është shumë e kushtueshme, provoni ta bëni në shtëpi.
Vlera e ushqimeve të përgatitura në shtëpi shpesh është më e volitshme sesa vetë produkti i gatshëm që gjendet në markete. Ndaj edhe kjo mënyrë është një zgjidhje shumë ekonomike.

Merrni hua nga buxheti i javës së ardhshme

Buxheti juaj javor është një matës për shpenzimet tuaja të përgjithshme për ushqim.

Dhe për sa kohë që jeni të ndërgjegjshëm për blerjet që bëni, nuk është e gabuar të kaloni ndonjëherë vlerën e buxhetit javor.

E kjo sidomos kur bëhet fjalë për blerje me ulje sepse kështu mund të kurseni më tepër para./AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA