Të dobësuar e të rraskapitur, ukrainasit mbushin ujë tek tubacioni i çarë: 2 muaj makth!

10/05/2022 14:48

Uji që rrjedh nga një tubacioni i carë mes dheut në qytetin e rrethuar Lysychansk të Ukrainës, ishte shpëtim për familjen prej 9 anëtarësh të muratorit të rraskapitur, Artyom Cherukha.

Mes predhave që fërshëllejnë ndërmjet pozicioneve ukrainase e atyre ruse, ai mbush shishet plastike për të çuar ujë në shtëpi. “Kemi 2 muaj e gjysmë në këtë gjendje”, thotë 41 vjecari. Atij nuk i bën përshtypje as bishti i një rakete që varet në pemë.

Artyom Cherukha:  Nuk mendojmë më për raketat. Nuk është se ka qetësi një ditë, që githçka të fillojë sërish ditën tjetër. Këtu ndodh gjithë kohën, ditën e natën. Kemi që ditën e parë të luftës që i dëgjojmë. S`kam ç`bëj, më duhet të mbush depozitën në shtëpi, 40 litra. Jemi familje e madhe, 9 vetë, nga të cilët 4 fëmijë.

Ai rrëfen më tej, se pas tmerrit, tani i ka kapluar apatia,e  ka ditë që thjesht ulen aty dhe numërojnë bombat.

Cherukha: Moralisht, jam i dërrmuar. Për të mos folur pastaj për gjendjen fizike. Ushqime pastaj, thuajse nuk ka fare. Fëmijët i kam të vegjël nga 13 deri në 7 vjec. Nuk ia shpjegon dot atyre këtë situatë. Nuk e kuptojnë se ç`po ndodh.

Lysychansku ishte një qendër e rëndësishme e minierave të qymyrgurit, me kisha shekullore dhe 100,000 punëtorë përpara pushtimit rus në 24 shkurt. Por ai është kthyer tashmë në një qytet fantazëm, ku bombardimet e egra kanë detyruar deri edhe ndalimin e furnizimit me ndihma humanitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA