Mbase për herë të parë kryeministrit Edi Rama i është dashur të kalojë pragun e një burgu.

Udhëtoi drejt Holandës për t’u takuar me mikun e tij ish presidentin Hashin Thaci, i mbajtur në këtë qendër ndalimi që prej  5 nëntorit 2020. Pas 60 minutash takim kryeministri tha se ishte një çmallje e nevojshme.

“Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se kur e kam takuar më parë se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të Ushtrisë ÇlirimtareKosovës, të udhëheqësve të UÇK-së”, sipas Ramës.

Kryeministri Rama përsëriti se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera.

“Sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, e gjakut të dhënë dhe natyrisht e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej në Kosovën e lirë dhe sovrane”, tha Rama.

 

Top Channel