25/11 16:26
Liverpooli përmbys Aston Villan (1-2) dhe qëndron në garë, edhe pse me mundësi të reduktuara, për titullin e Premier League-s. Sfida në “Villa Park” të Birminghamit nisi në malore për “The Reds”, që u ndëshkuan që në minutën e tretë nga braziliani Douglas Luiz.
Reagimi i skuadrës së gjermanit Jurgen Klopp ishe i menjëhershëm, pasi në të 6-ën barazoi rezultatin Matip. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë, për të ardhur më pas te minuta e 65-të, moment kur Mane realizoi golin e fitores për Liverpoolin, i shërbyer nga Luis Diaz.
Me këtë fitore Liverpooli barazon City-n në kuotën e 86 pikëve, por skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më shumë për të luajtur si dhe kryeson falë golaverazhit më të mirë.
Top Channel