Kur i “bën gropën” tjetrit/ Ekonomia ukrainase tkurrje këtë vit, por e pëson edhe Rusia!

10/05/2022 13:24

Me luftën brutale të Rusisë në territorin e saj, ishin të pritshme projeksionet për një tkurrje të ekonomisë ukrainase.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rrudhje të saj me pothuajse një të tretën gjatë këtij viti, teksa pushtimi rus po vazhdon.

BERZH njoftoi se prodhimi i Ukrainës do të tkurret për 30 për qind apo 10 për qind më shumë krahasuar me një parashikim që kishte dhënë kjo bankë në mars, menjëherë pas nisjes së luftës.

Sipas bankës me seli në Londër megjithatë, ekonomia e Ukrainës do të rimëkëmbet mer 25 për qind më 2023, një parashikim më i lartë ky se ai i bërë në muajin mars për rimëkëmbjen e vendit. Më së shumti, bllokadat e shkaktuara nga ushtria ruse kanë goditur sektorin kyç bujqësor të Ukrainës, pasi ky shtet është një prej eksportuesve kryesor të grurit dhe vajit të lulediellit.

Luftimet po ashtu kanë ndërprerë dërgesat e kabllove nga Ukraina, të cilat i importojnë prodhuesit europian të makinave. Por ndërkohë, BERZH-i tregon se edhe ekonomia e Rusisë do të vuajë shumë nga lufta që ajo vetë nisi ndaj fqinjit të saj më të vogël. Ekonomia ruse, e cila është goditur nga sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të tkurret për 10 për qind gjatë këtij viti dhe do të ketë zero rritje vitin e ardhshëm, ashtu siç kishte parashikuar kjo bankë në muajin mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA