Më 16 maj do të mbahet raundi i parë i votimit në Kuvend për Presidentin e ri të Republikës.

Me votat e maxhorancës, Konferenca vendosi që data e fillimit të procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të jetë data 10 maj 2022. Konferenca vendosi që votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet në 16 maj 2022, në orën 17:00.

Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të marrë në shqyrtim kanditaturat e paraqitura për President në datën 16 maj 2022, ora 10:00. Kandidaturat për President duhet të dorëzohen deri më datën 15 maj 2022, ora 16:00. Përfaqësuesit e opozitës nuk morrën pjesë në votim.

Propozimi u bë më herët gjatë mbledhjes nga deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila apeloi palët të lene mënjanë retorikën politike.

“As paragjykimet as komentet s’i takojnë konferencës, duhet të vendosin fillimin e procedurës dhe datën e parë për presidentin.

Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj, ora 17:00, me disa detyra. Përcaktimi i datës, 15 maj ora 16:00 në protokollin e kuvendit. Komisioni i Ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat. Mbledhja e komisionit të ligjeve të mbahet më 16 maj ora 10:00.”- u shpreh Bushka.

Top Channel