Kryetari i Këshillit Kombëtar të thirrur nga grupi i Rithemelimit, Edi Paloka e quan të turpshme përfshirjen e Enkelejd Alibeajt dhe deputetëve të tjerë në procesin për diskutimet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Përmes një reagimi, Paloka shkruan Rama mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf, ndërsa Alibeaj e bën me e-mail. Paloka thotë s kandidati për president do të jetë i Ramës dhe emri do të dalë nga goja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
“Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu. Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozitës”! Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet përpara syve te publikut e ne menyren me te trashe. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf, Alibeu ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A … Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojne ndjekin kete rruge, jane thjeshte viktima naive qe po përdoren apo janë me vullnet te plote ne ketë loje ?! Përgjegjësia është e tyre“, shkruan Paloka në Facebook.
Propozimet e grupit parlamentar të PD-së do të diskutohen edhe në mbledhjen e radhës së deputetëve në orën 14:00 ketë të martë, ku pritet të mungojë grupi i “Rithemelimit”, i cili ka hartuar një tjetër rezolutë për qëndrimin e PD për kreun e ri të shtetit.
Top Channel