25/11 10:15
Presidenti i Kinës, Xi Jinping thotë se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në një “situatë të pamenaxhueshme”.
Mediat shtetërore thanë se Xi Jinping është shprehur se konflikti midis dy vendeve nuk duhet të lejohet që të zgjerohet apo intensifikohet.
Ai po fliste në një video-telefonatë me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz i cili zhvilloi një konferencë shtypi me presidentin francez.
Sipas BBC, Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në konflikt deri më tani, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë për pushtimin.
Top Channel