Aksidenti i një dite më parë në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet ku makina përplasi në vijat e bardha dy prindërit që po kalonin së bashku me foshnjën tre muajshe me karrocë, ka tronditur jo vetëm kalimtarët që panë ngjarjen në moment por ka ngjallur dhe shqetësim për këmbësorët.

“Qerratai ka pirë droge, ca mund të bëjë polici, nuk mund t’i kufizojmë”, tha një qytetar.

“Drejtuesit  e mjeteve janë nën përdorimin e alkoolit, të narkotikëve”, tha një tjetër qytetar.

Aksidentet rrugore ndonëse janë cilësuar si vrasës të heshtur, që marrin me mijta jetë njerëzish çdo vit, janë ngjarje që mund të parandalohen nëse do të zbatohej siç duhet sinjalistika rrugore.

 “Sjellja drejtuesve, duhet të zbatojnë sinjalistikën rrugore, është domosdoshmëri, po aq sa është domosdoshmëri vendosja e sinjalistikës rrugore sipas standardeve evropiane. Nuk mund të vendosen kudo, dje ishte brenda standardeve. Por ne kemi shumë vija kalimi këmbësoresh të vendosur në mënyrë të gabuar. Nga 21 dhjetori deri të Zogu i  Zi ka 3-4 vende ndalimi këmbësorësh dhe nuk ka asnjë shkas se përse duhet të jene ato kalime këmbësoresh aty”, tha

Në përditshmëri nuk janë të pakta raste kur sinjalistika rrugore nuk respektohet jo vetëm nga shoferët e automjeteve por edhe nga përdoruesit e rrugës.

Në vijat e bardha që duhet të kalojnë këmbësorët, shpeshherë shihen kur në të njëjtën kohë kalojnë edhe qytetarë edhe automjete.

Ashtu siç nuk mungojnë rastet kur vet prindërit kalojnë bashkë më fëmijët mes përmes rrugës, duke u bërë shkaktar aksidenti dhe duke rrezikuar jetën.

“Shoferi është gjithmonë  sepse e shtrëngon kodi rrugor, që të jetë i vëmendshëm në lëvizjen e tij, po kjo nuk do të thotë që përdoruesit e tjerë të shkelin rrugët. Ne kemi skuterat, janë shume të rrezikshëm për njerëzit, disa shtete të botës i kane ndaluar”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA