Stoltenberg “ultimatum” Putinit: Nisni negociatat e paqes!

09/05/2022 14:22

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi pas fjalimit të Vladimir Putinit në Ditën e Fitores duke i kërkuar presidentit rus që t`i japë fund menjëherë luftës në Ukrainë.

Në një koment për gazetën gjermane Die Welt, Stoltenberg tha se Putin duhet t’i tërheqë trupat e tij sa më parë nga vendi fqinj dhe të fillojë negociatat e paqes.

Stoltenberg: Ne qëndrojmë me forcë në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë këtë vend që të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje. Moska duhet të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

Stoltenberg tha se Putin e ka shfrytëzuar rregullisht fjalimin e tij të 9 Majit për të përhapur gënjeshtra për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n. “Unë pres që ai të vazhdojë të përhapë gënjeshtra për NATO-n dhe Perëndimin në përgjithësi”, tha kreu i aleancës më të madhe ushtarake të globit. Gjatë fjalimit të tij për Ditën e Fitores, Putin e uroi ushtrinë e tij dhe tha se Perëndimi ka bërë “komplote” për të kërcënuar Rusinë.

Rusia e nisi agresionin në 24 shkurt, pasi nuk mori, sic tha, garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më në lindje. Delegacionet ruse e ato ukrainase i nisën negociatat për paqe shumë shpejt pas fillimit të luftës, por, deri më tani ato nuk kanë sjellë ndonjë rezultat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA