Shpëton familja nga flakët në Memaliaj, iu dogj shtëpia. Tani në qiell të hapur

09/05/2022 12:07

Një zjarr aksidental që shkrumboi një banesë një katëshe në Memaliaj la katër anëtarët e familjes Shehu të pastrehë.

Por përmasa e dramës së kësaj familjeje është shumë më e madhe pasi të gjithë anëtarët e saj vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor. Kjo rrethanë mesa duket është bërë fillimisht shkak për zjarrin dhe më pas për kontrollin e situatës.

Fqinjët që panë zjarrin dhe njoftuan policinë tregojnë për kërkesat e përsëritura të banorëve që familja Shehu të zhvendoset në një qendër sociale pasi asnjë prej anëtarëve nuk është në gjendje të kujdeset për veten apo të tjerët. Sipas fqinjëve ata pësojnë kriza të shpeshta dhe frikësojnë kalimtarët. Me humbjen e kryefamiljarit pak kohë më parë kjo familje nuk ka më as kujdestar.

Familja Shehu është strehuar përkohësisht në mjediset e qendrës kulturore të bashkisë ndërsa punonjësit e shërbimeve po pastrojnë dëmet dhe po përpiqet ta bëjnë banesën funksionale sërisht. Të katër anëtarët prej vitesh trajtohen me mbështetje sociale por duket se thjesht pagesa e një pensioni nuk është zgjidhje për ta. Situata e fundit që nuk është çudi të përsëritet provoi se familja jeton e braktisur pa trajtim shëndetsor dhe pa dinjitet social.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA