“S’e mbushin stadiumin as me bileta falas”, presidenti i Lazios tallet me tifozët

09/05/2022 18:38

Claudio Lotito përbën lajm sa herë që flet. I drejtpërdrejtë, pa i zgjedhur kurrë fjalët, presidenti i Lazios thumbon tifozët bardhekaltër, që sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur ekipin.

“Për fat, është dikush që më do, sepse zakonisht … Ka një bërthamë të fortë që ende e mbështet punën time. Lazio ka lundruar gjithmonë në pjesë e sipërme të renditjes, mes vendit të katërt të të pestë, maksimumi në të gjashtin. Gjithmonë kemi marrë pjesë në kompeticionet europiane ndaj nuk e kuptoj këtë qëndrim armiqësor, që nuk ka kuptim. Nuk është problem çmimi i biletës, e kuptoj edhe krizën ekonomike. Edhe sikur t’i dhurojmë të gjitha biletat, nuk e di nëse do ta mbushnim stadiumin plot. Kam bërë fushatat me të favorshme për fansat, stadium nuk është mbushur plot. Të shtunën, kundër Sampdorias, kishte çmime të volitshme dhe tre mijë persona nën 14 vjeç, hynë falas. Pjesëmarrja ishte rreth 30 000. Problemi është se ne kemi një prani të kufizuar tifozësh në krahasim me shumë klube të tjera”.

Në ditëlindjen e tij të 65-të, Claudio Lotito, dha opinionin e tij për garën në Serinë A në këtë fund kampionati.

“Ky është një kampionat drithërues, duhet të jemi të gjithë të lumtur, asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë as në krye e as në fund të renditjes, gjithçka është e hapur”.

Sërish “thumba” për tifozët e Lazios, të cilëve u kujton:

“Tifozët duhet të jenë të lumtur, Lazio është i vetmi klub që nuk ka ndryshuar pronësi. Shikoni Romën, Milanin dhe Interin. Ka stabilitet, përtej gjithë marrëzive që shkruhen. Lazio nuk ka asnjë problem. E vetmja gjë pozitive është që unë jam “thesi i boksit” të fansave. Të paktën e dinë ku mund të shfryjnë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA