“President nga politika, i pranueshëm për palët”/ Mesila Doda reagon mbi draftin ‘Alibeaj’ për kreun e ri të shtetit

09/05/2022 12:33

Mesila Doda, kryetare e një prej grupeve parlamentare të opozitës që po negocion me maxhorancën për Presidentin e ri të Republikës, deklaron se me draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj ka koncepte që i bashkëndajnë.

“Mbetem e mendimit për një president që vjen nga politika dhe është i pranueshëm për të gjitha palët.” -shkruan Doda.

Postimi i plotë: 

U njoha nga mediat mbi draftin e pergatitur nga z. Alibeaj e besoj qe ne draft ka koncepte qe i bashkendajme.

Se pari, Kushtetuta shprehet qarte qe Presidenti si kreu i shtetit dhe perfaqesuesi i unitetit te popullit duhet te marre mbeshtetjen e shumices se cilesuar dhe eshte e detyrueshme te kerkohet konsensusi ne parlament.

Se cilat jane formulat e perzgjedhjes mund te diskutohet po eshte e rendesishme te theksojme se konsensusi eshte i detyrueshem nga Kushtetuta e jo nje opsion per maxhorancen. Perndryshe do kishim vetem nje president si zgjidhje e krizes parlamentare por jo perfaqesues i unitetit te popullit.

Se dyti dhe kjo eshte po ashtu shume e rendesishme, nuk e kuptoj se perse kemi tendencen qe te perjashtojme politiken nga presidenca… nese ka nje post per exellence, ku nevojitet nje person politik eshte ai i presidentit. Askush nuk mund te paragjykoje e te perjashtoje politiken nga Presidenca.

Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shume personalitete qe e permbushin perfaqesimin me te gjere se forcat e tyre politike. Duhet te respektojme profesionin tone dhe te pranojme qe ka mes nesh personalitete qe meritojne besim dhe respekt, prerogativa te cilat posti i Presidentit i ka te detyrueshme.

Mbetem e mendimit per nje president qe vjen nga politika dhe eshte i pranueshem per te gjitha palet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA