Dërgimi i armëve, forcimi i aftësisë vetëmbrojtëse të Ukrainës dhe dobësimi i Rusisë mund të çojnë palët në negociata për paqen, mendojnë ekspertet ushtarakë.
Vetëm pak ditë më parë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht njoftoi se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 tanke Gepard, por jo nga rezervat aktive të ushtrisë gjermane.
Përkrahësit e furnizimit me armë të rënda argumentojnë, se në Ukrainë zhvillohen luftime që mund të ndikojnë mjaft në rendin e ardhshëm të sigurisë në Europë. Kurse kundërshtarët e dërgimit të armëve të rënda i tremben përhapjes së konfliktit.
Ish-gjenerali, Erich Vad, ish-këshilltar i kancelares së mëparshme, Merkel është shprehur në një intervistë për ZDF, se dërgimi i armëve të rënda është potencialisht “rrugë drejt luftës së tretë botërore. Por dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, studiuesi i konflikteve në Universitetin e Osnabrykut, Ulrich Scheneckener e vlerëson madje si një shans për paqen në negociatat me Rusinë. Mbështetja e Ukrainës me armë ka rëndësi për të pasur si mundësi edhe një skenar tjetër, shprehet Schneckener.
Zmbrapsjen e pushtimit rus nga zonat ukrainase, mundësisht të lidhur edhe me një ndryshim politik në Moskë. “Atëherë negociatat do të zhvilloheshin kryesisht mbi kushtet dhe planet kohore për tërheqjen e rregullt të trupave ruse,” mendon studiuesi.
Top Channel