Shtyhet seanca në KPK ndaj gjyqtares së pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Vetë Kapedani nuk ishte sot e pranishme në seancë, duke justifikuar mungesën me gjendjen e saj shëndetësore dhe për këtë dorëzoi një raport mjekësor, ku thuhej se është e sëmurë.

Në këto rrethana, KPK njoftoi mbledhjen e radhës më 16 maj ora 10:00, duke i kërkuar subjektit të marrë masa që të jetë e pranishme, ose të në kundërt të dërgojë avokat, pasi nuk do të ketë më shtyrje të seancës.

Kapedani është e pezulluar nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit në Tik Tok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte makinën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA