Foshnja nxirret nga spitali. Dy prindërit e aksidentuar kanë marrë shumë dëmtime

09/05/2022 15:02

Arjani Komomi, drejtor në ministrinë e arsimit dhe bashkëshortja e tij, Vilma me profesion mjeke, u bënë prindër të një vajze pas gati 20 vitesh.

Mesditën e së dielës me të bijën në karrocë dolën për të shëtitur, por ndërsa po kalonin vihat e bardha u përplasën nga mjeti i Ajas Sulejmanit duke i plagosur rëndë. Fatmirësisht vajza 3 muajshe nuk u dëmtua dhe gjatë ditës së sotme la spitalin ndërsa prindërit vijojnë të trajtohen për politraumë.

Shkaktari i këtij aksidenti u arrestua nën efektin e drogës dy orë pas ngjarjes. Përveç arrestimit policia e gjobiti me 105 mijë lek gjobë, i uli 5 pikë nga patenta si dhe i hoqi lejen e drejtimit për 24 muaj. Në deklarimin para uniformave blu 39 vjeçari ka thënë se nuk është dakord me konstatimet e policisë e cila e ndëshkoi për shkelje semafori, aksidentim të këmbësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara mbrëmjen e së dielës në të gjithë vendin u pezulluan 79 leje drejtimi në të cilat 39 ishin për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 29 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Kontrolli zbuloi edhe 6 raste ku qytetarët drejtonin makinën pa patent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA