Finalja e Conference League në Tiranë/ Kaos jo vetëm për biletat, tifozëve u anulohen fluturimet dhe rezervimet në hotele

09/05/2022 13:15

Finalja e Conference League, e cila më 25 maj do të vendosë përballë njëra-tjetrës Romën dhe Feyenoord-in kthehet në një sfidë të vërtetë për tifozët “verdhekuq”, jo vetëm për biletat, por edhe nga pikëpamja e rezervimeve në hotele apo edhe udhëtimeve me avion.

Mediet italiane raportojnë shqetësime të ndryshme për mbështetësit e Romës, të interesuar për të ardhur në Tiranë. Çmimet në rritje dhe anulimet, surpriza aspak të bukura që lidhen si me fluturimet ashtu edhe me hotelet. Në shumë raste tifozëve që kishin blerë bileta avionësh ose kishin rezervuar hotele, blerja u është anuluar pa arsye të specifikuara, në mos shumë të përgjithshme, ndërsa më pas kanë parë mundësinë e rezervimit me çmime shumë më të larta, madje dhe më shumë se një mijë euro.

Duke iu rikthyer çështjes së biletave, sot pritet njoftim për shtyp i UEFA-s, për biletat e pashitura ende, që do të dalin në treg dhe do të kushtojnë nga 80 euro e lart dhe që do të jetë shansi i fundit për të siguruar ndjekjen e finales nga “Air Albania”./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA