
Ceremonia e hapjes së ‘Eurovision Song Contest’ u mbajt ditën e djeshme, ku përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse parakaluan në Reggia di Venaria Reale, përgjatë tapetit Turquoise.
Vëmendja e djeshme ishte tek veshja që artistët kishin zgjedhur, ndërsa janë specifikuar sit ë guximshme.
Disa nga artistët kishin preferuar të mos e ekzagjeronin me veshjet duke shkëlqyer me thjeshtësinë e tyre.
E kundërta kishte ndodhur me disa artistë të tjerë të cilët ishin veshur me shumë ngjyra dhe transparente.
Nuk mungonin as detajet, ndër të cilat tërhoqi vëmendje maskat e verdha që kishin përdorur përfaqësuesit e Norvegjisë.
Në listën e yjeve e veshjeve më të veçanta ishte edhe fustani i këngëtares Ronela Hajati e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”.
Veshja e saj ishte e jashtëzakonshme me shumë ngjyra, e kombinuar me një kapele katrore cila tërhoqi shumë vëmendje.
Top Channel