
Komisioni Evropian synon të japë opinionin e tij për anëtarësimin e Ukrainës në BE në qershor, tha presidentja Ursula von der Leyen këtë të hënë.
Në një postim në Twitter, ajo tha se “rruga evropiane” e Ukrainës ishte diskutuar.
“Mezi pres të marr përgjigjet për pyetësorin e anëtarësimit në BE”, shtoi ajo.
Në postimin e saj në Tëitter, Von der Leyen përdori një foto të saj duke folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë një takimi të G7 të dielën.
Gjithashtu të dielën, presidenti i parlamentit gjerman, Baerbel Bas, takoi Zelenskyn në Kiev.
Oferta e Ukrainës për anëtarësim në BE ishte një nga temat e diskutuara.
Lidhur me këtë kërkesë, zonja Bas i tha gazetës gjermane Rheinische Post se “Bundestagu do të shpejtojë të gjitha procedurat e nevojshme”.
Top Channel