Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë u plagosën, sipas cnn.

Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday në një postim në Telegram të dielën,  duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë”.

Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth shtatë milje larg vijës së frontit, sipas Hayday.

Sulmi goditi rreth orës 16:37 me kohën lokale të së shtunës, duke shkaktuar zjarre që u deshën pothuajse katër orë për t’u shuar, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA