Gjatë një bastisje në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, policia ka hasur në rezistencë dhe zyrtarët policor e kanë plagosur të dyshuarin.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se në shtëpinë e të dyshuarit B.B kanë gjetur edhe armë të cilat i kanë sekuestruar dhe njoftojnë se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe po vazhdohen hetimet ndaj tij.

Arsyet që çuan deri tek bastisja sipas Policisë janë të shtëna me armë zjarri një natë më herët. “Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë  ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë”, thotë policia.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel