Ibsen Elezi do të jetë rivali i vetëm i ish-kryeministrit Sali Berisha në garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Lajmi është konfirmuar për ‘Top Channel’ nga vetë kandidati. Bëhet me dije se Elezi i ka depozituar dokumentat pranë komisionit operacional zgjedhor të Partisë Demokratike ditën e djeshme në orën 11:30, pasi dje ishte edhe afati i fundit për dorëzimin e formularëve, më 7 maj.

Sali Berisha dorëzoi pasditen e së premtes dokumentet për kandidimin.

Në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ishte edhe demokrati Edvin Kulluri , i cili u tërhoq nga gara disa ditë më parë.  Ibsen Elezi ishte gjithashtu kandidat edhe për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike por nuk fitoi, ndërkohë që edhe i vëllai i tij Irel Elezi u tërhoq nga gara për kryetar dege të PD-së në Kukës.

Berisha ka deklaruar më herët që qëllimi i tij është të marrë sërish drejtimin e Partisë Demokratike. Së fundmi, në kushtet kur ai nuk kishte kundërshtarë në garën për kryetar të PD-së, u shpreh se procesi mund të shkonte drejt referendumit.

Nesër pritet që të mblidhet Komisioni Operacional Zgjedhor, për të verifikuar dokumentacionin e kandidatëve të cilët kanë shprehur vullnetin për garën për kreun e PD.

Ndërkohë ditën e djeshme u publikuan edhe rregullat e garës që vijojnë si më poshtë:

Çdo kandidat është i lirë dhe i barabartë në konkurrim.
▪ Të caktojë një vëzhgues të tij të përhershëm me kompetenca të barabarta me Komisionin.
▪ Ka të drejtë të caktojë një përfaqësues në komisionin e votimit.
▪ Ka akses të plotë mbi listën zgjedhore, ndryshe nga praktika e shkuar.
▪ Mbulim i barabartë mediatik nga Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike.
▪ Ka të drejtë të përdorë mjediset dhe logjistikën e Selisë Qëndrore dhe në degë, për aktivitetet e tij gjatë fushatës zgjedhore apo për komunikimin me median. Kryesitë e degëve, marrin masa për të plotësuar këto kushte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA