Covid 19 uli jetëgjatësinë, raporti i Eurostat: Më shumë u ul në Elbasan dhe Tiranë

08/05/2022 19:52

Covid 19 ka shkaktuar pasoja më të rënda se ato që duken në popullatë. Përveç përshpejtimit dhe agravimit të sëmundshmërisë, Coronavirus ka ulur jetëgjatësinë e njerëzve.

Sipas të dhënave  më të fundit të publikuara nga Eurostat, pasojat e Covid 19 kanë qenë më të rënda në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Në të gjithë Europën jetëgjatësia u ul me afro 9 muaj, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ulja e jetëgjatësise përllogaritej në 2. 2 në Maqedoni dhe 1.7 në Shqipëri nga viti 2019 në vitin 2020.

Në Shqipëri jetëgjatësia u ul më së shumti në pjesën qëndrore të saj. Tirana dhe Elbasani regjistroi ulje të jetëgjatësie në 2020 gati me 2 vite e shtatë muaj. Në këtë rajon sipas INSTAT një shqiptar jetonte mesatarisht 81 vjet e 6 muaj në vitin 2019 ndërkohë që në vitin 2020  jetëgjatesia u ul në 78.9.

Ndërsa në veri të vendit jetëgjatësia u ul me 1.4 vite. Nëse në 2019 jetëgjatesia ishte 78.7 në 2019 ajo u ul në 77.3 në 2020. Në qarqe të tjera të vendit rënia e jetëgjatësisë ishte më e butë.

Ulja e numrit të lindjeve, emigrimi drejt vendeve të BE dhe së fundmi edhe rritja e vdekshmërisë për shkak të pandemisë Covid, e cila vijon të shkaktojë pasoja pritet te ulin ndjeshëm numrin shqiptarëve që jetojnë  brenda territorit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA