Borxhlinjtë para gjyqit, 880 persona u paditën për pasuri dhe borxhe nga të afërmit dhe miqtë

08/05/2022 19:42

Rreth 880 burra dhe 201 gra u proceduan për mashtrim gjatë vitit të kaluar mbasi u akuzuan nga të afërmit e tyre dhe miqtë se shpërdoruan besimin duke i gënjyer e duke ju përvetësuar pasuritë një ndër to mos kthimi i borxheve .

Kjo është shifra më e lartë ndër vite ku prokuroritë bazuar në kallëzimet e qytetarëve që pretendojnë se u është vjedhur pasuria nga të besuarit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit  u bënë shkak për hapjen e dosjeve hetimore  që dërgoi më pas në gjykatë 205 të pandehur.

Por fenomeni i mashtrimit  përmes borxhmarrjes ka sjellë një trend tjetër. Dhjetqra qytetarqve  që nuk u janë likuiduar ende borxhet e vjetra të dhëna në mirëbesim dhe pa asnjë shkresë,  po kërkojnë shpëtim tek noteret me kerkesën për njohje borxhi

Noterja Telharaj thotë për TCH se shkaku kryesor se përse të afermit marrin borxh nga njeri –tjetri, është blerja e shtëpive

Gjatë javës TCH raportoi se 5 përqind e krimeve të konsideruara si banale e kane zanafillën nga borxhet e palikuiduara.

E një raport i TCH thotë se 30 përqind e shqiptarëve kanë borxhe ku kryesojnë marrjet e kredive e më pas tek të afërmit.

Ashtu siç TCH raportoi gjatë javës borxhmarrja në mirëbesim veç urdhërave të ekzekutimit që fusin në lojë përmbaruesin për ta marrë shumën në fjalë, ka dërguar në gjykatën penale të dyja palët edhe borxhliun edhe borxhmarrësin. ndërkohë policia ka gjurmuar raste vrasjesh për borxhe të vjetra, kanosje dhe heqje te paligjshme të lirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA