
Ankimimi nga “Shqipëria Bëhet”, KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë
29/05 19:07
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar dhe me aktivistin shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj vlerëson rolin e Gjonajt si një aktivist të paepur të kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë.
“Gjithmonë bekim i madh takimi me vëllanë tim, Mark Gjonaj – një aktivist i paepur i kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë. Krenar për rolin e tij, për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej”, në New York City. Reciprokisht shkolla e re “J. F. Kennedy”, në Tiranë”, shkruan Veliaj.
Top Channel