Tregu shumëngjyrësh i sendeve të përdorura ku shesin tregëtarët romë ka qenë duke shëtitur në qytetin e Gjirokastrës përgjatë dy dekadave të fundit sa në një rrugë, në një shesh, një rrugicë dhe ende zë një territor të përkohshëm mbi një zallishte në lagjen periferike Gërhot.

Situata sanitare e një tregu të hapur si ky është shumë e vështirë me ndotje të përqëndruar, mungesë uji dhe kushte tregëtimi të papërshtatshme.

Tregu i veshjeve, orendive, sendeve të përdorura  është një mundësi e mirë edhe për blerësit.

Situata e tregut reflekton vetë kushtet e jetës së popullsisë rome që në 70% të saj jeton prej kësaj tregëtie. Qindra romë të rikthyer  nga emigracioni në Greqi disa vite më parë u goditën seriozisht prej pamundësisë për të qarkulluar lirisht gjatë pandemisë, vështirësive të furnizimit dhe rënies së fuqisë blerëse.

Rreth 60-70 tregëtarë shëtitës romë po presin tani zhvendosjen në një treg të ri që bashkia po krijon për ta me shpresën që së fundi të kenë ndoshta një strehë mbi kokë dhe kushtet minimale të higjenës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA