“Shqiptarët duan Metën para SPAK”, Presidenca i përgjigjet Ramës: Asgjë s’do ndalë zbardhjen e skandaleve të narkoqeverisë

07/05/2022 12:19

Presidenca i është përgjigjur përmes deklaratave të kryeministrit Rama në Asamblenë kombëtare, ku theksoi se shqiptarët duan të shohin Metën para SPAK.

Përmes këshilltarit për mediat, Tedi Blushi, Presidenca shprehet se koha e “opozitarizmit” të tredhur nga korrupsioni qeveritar po skadon me shpejtësi dhe se asgje nuk do ta ndalë zbardhjen e skandaleve të narkoqeverisë sado të gulçojë gruaja e bilalit!

Postimi i plote: 

Të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë ÇFARË E MBAN PENG “Dvoranin” e Qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”?

Të gjithë shqiptarët e dinë se:

Dvorani pengoi me çdo mjet, qëllimisht dhe për llogari vetëm të Ramës, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke falsifikuar, manipuluar e shkelur Kushtetutën dhe ligjet e drejtësisë, vetëm e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e Ramës.

Dvorani u provua zyrtarisht se fshehu pasurinë.

Por Vettingu i partisë në mënyrë skandaloze dhe të paligjshme mbylli sytë për këtë fshehje të pasurisë dhe ky është fakt që nuk mbulohet dot kurrë.

Shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit për Dvoranin e partisë-shtet i vërtetoi botërisht edhe Komisioni i Venecias.

Nëse do të ekzistonte vërtet Reforma në Drejtësi, Dvorani do të duhej të ishte i pari përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Të gjithë shqiptarët duan të dinë çfarë e detyron Ramën, Kampionin e Korrupsionit që e ktheu Shqipërinë një narkoshtet dhe të dytin në botë për korrupsionin, që të kthehet në Avokatin e Dvoranit?

Është e qartë, se mbrojtja që i jepet Dvoranit në publik nga partia, është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë në zbatimin e drejtësisë me regji, se përndryshe do kenë pasoja.

Rama-Dvorani dhe Dvorani-Rama binomi i pandarë i antishtetit, dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit, falsifikimit të dokumentave zyrtarë dhe kapjes së shtetit për llogari të partisë.

Koha e “opozitarizmit” të tredhur nga korrupsioni qeveritar po skadon me shpejtësi. Çkapja e shtetit nis nga çkapja e opozitarizmit.

ASGJE NUK DO TA NDALË ZBARDHJEN E SKANDALEVE TË NARKOQEVERISË SADO TË GULÇOJË GRUAJA E BILALIT!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA