Shpërthimi shkatërron hotelin me pesë yje, dhjetëra të vdekur e të lënduar në Havanë

07/05/2022 12:32

22 të vdekur, përfshirë një grua shtatzënë e një fëmijë e mbi 60 të lënduar është bilanci tragjik i një shpërthimi masiv që shkatërroi pjesën e përparme të njërit prej hoteleve më ekskluzive me pesë yje të Kubës.

Besohet se një kamion cisternë gazi i cili ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër ka marrë flakë, duke shkaktuar shpërthimin që shkatërroi disa kate të ndërtesës.

Hoteli historik do të rihapej më në fund këto ditë pas pandemisë, por tani ka mbetur gërmadhë, me pjesën më të madhe të mureve të jashtme të rrëzuara.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen aty për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Të plagosurit po trajtohen në spitalet më të afërta.

Yazira de la Caridad, e cila jeton një bllok larg hotelit, tha për CBS News se “mendoi mos kishte rënë tërmet, e tillë ka qenë forca e shpërthimit”.

Dëshmitarët thanë se panë shtëllunga tymi të zi dhe re pluhuri që ngriheshin në qiell. Fatmirësisht, një shkollë e cila ndodhej direkt prapa hotelit nuk u prek, e zyrtarët lokalë që konfirmuan se të gjithë fëmijët që ndodheshin aty, janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel këmbënguli se nuk ishte një bombë apo sulm, por një aksident fatkeq”. Incidenti në një kohë kur  turizmi në vend po tenton rimëkëmbjen nga dy vite të vështira për shkak të pandemisë së Covid-19. Hoteli Saratoga, një pikë referimi në lagjen koloniale të kryeqytetit, ka qenë i mbyllur për rinovim përgjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA