Një deklaratë e deputetit të Partisë Progresive Serbe, SNS, Dragan Shormaz është interpretuar si shenja më e fundit e pakënaqësisë me Rusinë edhe mes vetë pjesëtarëve apo mbështetësve të forcës politike të Aleksandar Vuçiçit në Serbi.
Shormaz, i cituar nga mediat në Kosovë, ka thënë se në protestat e korrikut të 2020-së në vendin e tij, kishin marrë pjesë edhe pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar rus Wagner.
E dimë këtë gjë, shpjegoi ai, për arsyen e thjeshtë se disa arrestuar pjesëtarë të këtij grupi paraushtarak, janë arrestuar. “Anëtarë të Wagnerit rus ishin pjesëmarrës në protestë.
“Ky është fakt, sepse ne i kemi prangosur”, tha ligjvënësi. Ai gjithashtu është shprehur se një numër i madh diplomatësh në Ambasadën ruse në Beograd janë të përfshirë në aksionin kundër interesave të Serbisë.
“Shërbimet tona kanë të dhëna për këtë dhe do të ishte e lehtë të reagonim në këtë drejtim”, nënvizoi ai. Demonstratat e vitit 2020 në Beograd dhe në qytetet e ndryshme të Serbisë u shtypen në mënyrë të dhunshme nga policia.
Grupi Wagner pretendohet se ka rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit anembanë botës për të ushtruar dhunë, grabitje të burimeve natyrore dhe frikësim të civilëve duke shkelur ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ai drejtohet nga oligarku i afërt me Vladimir Putinin, Yevgeny Prigozhin, e ka mbështetur dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Top Channel