Policia e Lezhës ka vënë ne pranga Drrejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.
Në 2019 Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza. Burime bëjnë me dije se arrestimi është provizor me qëllim ekstradimi.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Top Channel