Ndalon gjyqi i vrasjes pasi majmuni vjedh dosjen me provat e prokurorit (fotot)

07/05/2022 15:23

Gjyqi i një vrasjeje misterioze u detyrua të ndalohej dje në Indi prej disa rrethanave të pazakonta, ku sipas raportimeve një majmun kishte vjedhur dokumentet e akuzës para se ato të arrinin në gjykatë.

Sipas të përditshmes vendase Times of India, zyrtarët justifikoheshin se dosja e tyre me 15 pjesë provash ishte vjedhur nga një majmun, ku përfshihej dhe një thikë që besohet se ishte arma e krimit.

Në seancën para-gjyqësore policia e Jaipur u detyrua të pranonte në gjykatë se që prej kohës së vrasjes në 2016, një majmun kishte rrëmbyer provat teksa ato ishin duke u transportuar.

Njoftimi i tyre u bë me një letër për gjykatën pasi ishin urdhëruar të dorëzonin dokumentet e hetimeve.

Për fat të keq, edhe oficeri i policisë që duhet të ruante provat teksa po transportoheshin në fshatin Malkhana fillimisht ishte pezulluar, kishte dalë në pension dhe kishte ndërruar jetë.

Çështja në fjalë kishte të bënte me vrasjen e Shashikant Sharma, trupi i të cilit u gjet pranë një stacioni policie në Jaipur, Rajasthan.

Familja e tij e kishte raportuar të vdekur tre ditë më parë dhe pas gjetjes së trupit banorët kishin protestuar duke bllokuar një rrugë kryesore në rajon.

Nën presionin e komunitetit policia kishte arrestuar dy burra vendas për vrasjen.

Provat kryesore të çështjes, mes të cilave dhe thikë që besohet se ishte përdorur në vrasje, ishin mbledhur dhe vendosur në një dosje të veçantë për t’u përdorur në gjyq.

Por sipas rrjetit indian NDTV, një pjesë e provave ishin vendosur përkohësisht nën një pemë pasi në stacion nuk kishte hapësirë.

Në këtë kohë policia tha se majmuni kishte rrëmbyer dosjet e provave dhe ishte larguar.

Reagimet kanë qenë të përziera për zhvillimin, teksa kritikët thonë se zhdukja e provave është një inskenim për të manipuluar rezultatin e hetimeve.

një letër është dërguar nga gjykata për policinë e Jaipur ku kërkohet qartësimi i ngjarjeve dhe mënyra sesi një majmun të mund të vjedhë provat ligjore.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA