Homazhet për Ilvi Metën, Berisha: Nisim së shpejti protestat kundër vjedhjeve shtetërore

07/05/2022 22:23

Ish-kreu i PD-së, Sali Bersha i është bashkuar homazheve para Kryeministrisë për të riun ilvi Meta i cili humbi jetën brenda komisariatit të Kavajës.

Ai e quajti një vrasje shtetërore, duke theksuar se kjo ngjarje tregon fytyrën e narkoshtetit.

Deklarata plotë dhe pyetje  – përgjigjet me gazetarët

Kjo është një protestë e heshtur, ndaj vdekjeve të të rinjve në qelitë e narkokomisariateve të narkopolicisë shqiptare. Çdo qytetar i këtij vendi që shoqërohet apo ndalohet në një institucion të vuajtjes së dënimit, apo komisariateve  të policisë ai ka të garantuar jetën, paprekshmërinë dhe dinjitetin e tij. Ky është parimi për çdo vend të lirë, kurse në Shqipëri ka një seri tragjike të rinjsh që shkojnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i fundit i Ilvi Metës në Kavajë. Është një rast tragjik i cili dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar. U shoqërua në polici, u mor me një vendim gjykate dhe brenda disa orëve del nga komisariati në arkivol.

Asnjë nga përgjegjësit kryesor të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte kurrë të humbiste jetën në institucionet shtetërore. Por ky është morali i kësaj bande në pushtet që rrezaton në të gjitha institucionet. Unë ju garantoj se shkaku themelor i këtyre vdekjeve, vrasjeve, apo vetëvrasjeve në qeli që në të dy rrethanat janë shtetërore sepse nuk mund të ndodhë sipas ligjeve dhe rregullave as vrasja as vetëvrasja qeli, shkak më kryesor është rekrutimi në policinë e shtetit i pengmarrësve, trafikantëve, përdhunuesve dhe vrasësve ordinerë. Ata kanë moralin e qeveritarëve apo narkoqeveritarëve të sotëm. Ndaj dhe në këto qeli përshtaten praktika, qëndrime çnjerëzore të papranueshme për një vend të lirë. Të dënueshme. Të gjitha këto janë vrasje shtetërore, me qëllim apo pa qëllim një gjë është e sigurte, se një person i shoqëruar apo i ndaluar në batim të ligjeve të institucionit nuk mundet në asnjë mënyrë as të vrasë veten , as të vritet as të mbytet.

Ne organizuam këtë protestë extempora, të menjëhershme, të heshtur për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve shqiptarëve ndaj kësaj situate dramatike që ekziston në rrafshine të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe ky është treguesi do të thosha më i dhimbshëm, por shkelja të drejtave të njeriut në këtë vend është universale, dhe kjo lidhet me një fakt, siç kanë faktuar dokumentet zyrtare në një aferë por ju garantoj se janë me dhjetëra afera të tjera. Kjo qeveri funksionon si një organizatë kriminale që plaçkit këta qytetarë, me firma me dokumente me rregullore çdo ditë. U faktua katërcipërisht se Edi Rama në kundërshtim me çdo ligj aplikoi kontratën me negociata të mbyllura për inceneratorët. Se Don Agaçio në vend që të ndalonte dhe të zbatonte ligjin, i gjeti nofka kësaj procedure për tu firmosur.

Në asnjë vend të botës përveç se në luftë nuk mund të firmosen për një çështje dhjetë dokumente zyrtare qeveritare në një ditë. Por këtë e bën në një ditë DonAgaçio me urdhrat e tij.

PYETJE NGA GAZETARËT

Pyetje: Meqenëse inceneratorët nuk kanë lidhje me protestën e ditës së sotme dhe për t’ju kujtuar se kanë kaluar shumë vite. Në vitin 2011 janë vrarë katër njerëz nga dhuna qeveritare. Pse nuk keni pasur një reagim të ngjashëm asokohe për ministrin tuaj të brendshëm?

Sali Berisha: Jeni gabim për këto që thoni. Po kanë humbur jetën katër njerëz në këtë bulevard në një demonstratë që po gjuanin me plumba. Në rast se doni të gënjeni para kamerave është e drejta juaj të turpëroheni, sepse ka pasur plumba në xhama. Përveç atyre që s’duan t’i shohin, të gjitha mediet kanë parë plumbat në xhamat e dritareve të kryeministri.

Ju harroni se është Sali Berisha ai që ka kërkuar në mënyrë të përsëritur në parlament, shpalljen e viktimave të gërdecit “vrasje shtetërore pa dashje”. Pse e kam bërë atë. Sepse garantimi i sigurisë së vendit ka qenë detyrë e Ministrisë së Mbrojtje. Kurse për të ndjerët e 11 janarit, janë dhënë disa dënimepër tejkalim kompetencash nga Garda. Ka një dallim shumë të madh, për atë që di ta bëjë dallimin.

Garda u sulmua, dhe ka një ligj i cili thotë ‘ në rast se ushtari i gardës agresohet një herë, qëllon në ajër. Herën e dytë qëllon tek këmbët, në rast se vazhdon për së treti asgjëson agresorin” Garda nuk vepron me urdhër. Garda veproi me ligjin që ka miratuar Partia Socialiste. Tani të krahasosh një person që gjuan me gurë, me dinamit apo me mjete të tjera, me një person që ndodhet në qeli, i arrestuar ose jo, që konsiderohet si vendi më i sigurt dhe të dalë i vdekur, ka një verbëri militanteske të atij që me marrjen e pronës së shqiptarëve me një euro, e cila ishte për Gjimnaz për atë zonë, nuk është gjë tjetër vetëm se anëtar i organizatës kriminale dhe ky quhet Karlo Bolino.

Pyetje: A do ketë protesta të tjera, apo kjo është e vetmja?

Sali Berisha: Kjo është protestë sensibilizuese për të dëshmuar se ne nuk do të tolerojmë në mënyrë absolute asnjë dhunim të të drejtave të njeriut të qytetarëve shqiptarë. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi parti e të drejtave e të njeriu. Sikundër ju siguroj se shumë shpejt do fillojë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike dhe ju do e shihni. Po e paralajmëroj që tani. Protestë kundër vjedhjeve të pronave publike. Sepse kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Ju e morët vesh se bashkëshorti i zonjës Xhaçka, shpallet subjekt i rëndësisë strategjike.

Pyetje: A keni një datë se kur do i nisni këto protesta?

Sali Berisha: Tani datën do e merrni vesh të parët ju, por protestat do të fillojnë këtu mos kemi diskutim. E morët vesh se çfarë del pas parkut të Butrintit? Së paku del Gjiknuri. Pra në do të qëndrojmë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, në parlament, në media, në rrugë. E kudo!

Gazetari: Ju kërkoni drejtësi për ato çka ka ndodhur deri më tani, por drejtësi nuk është vendosur as për viktimat e Gërdecit, as të 21 janarit! Kjo është drejtësia që kërkon rithemelimi?

Sali Berisha: Nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo që thoni. Dhe është e turpshme. 23 persona janë dënuar për Gërdecin dhe me 20 apo 22 vite burg. Duhet të skuqet njeriu që mohon mbase dhe 100 ca vite burg për atë ngjarje. Meqenëse thatë askush s’është dënuar, unë po ju them se është dënuar e gjithë piramida e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë me në krye shefin e shtabit dhe sipërmarrësit e sipërmarrjes nga 7, 4, deri në 20 apo 22 vite burg. Shko e pyet Ina Ramën aty, ajo ka qenë Prokurore. Se cilin dënon prokuroria nuk mund të them. Ajo që thua se s’është dënuar njeri, nuk të nderon si gazetare, të turpëron po të kesh integritet profesional. Të turpëron. Mos dezinformo qytetarët. Të kuptoj ty. Që të dënohet ministri, ka shkuar në Gjykatën të Lartë, e ka çuar Rama disa herë dhe Gjykata e ka kthyer disa herë. Që kur ka ikur Sali Berisha nga pushteti janë 9 vite. Nëse kishte një përgjegjësi ligjore, ministri mund të dënohej 9 herë. Ministri dorëzoi vetë imunitetin dhe kryeministri i tha duhet të dorëzosh imunitetin, e ka dorëzuar. Kryeministri nuk i tha Ina Ramës, siç i tha Edi Rama, kur iu kërkua imuniteti ministrit të tij. Jo, jo. Lexo dhe njëherë mesazhin, dhe bëj pyetjen, se prap do të lejojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA