Një 53-vjeçar me iniciale B. Zh., banues në Bajram Curri, Tropojë është arrestuar, pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan rreth 18 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një aparat celuar.
Pas informacioneve të marra u organizuan dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Again”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi 53-vjeçarit.
Vijojnë hetimet për identifikimin arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel