Edhe pse Banka e Shqipërisë, së bashku me AMF(Autoritet Mbikëqyrjes Financiare) dhe Ministrinë e Financave po ndjekin një paketë deeuroizimi prej pesë vitesh, për të forcuar monedhën kombëtare, shifrat tregojnë se politika nuk po jep efekte.

Përdorimi i euros në sistemin bankar vazhdon të jetë i lartë me shumicën e depozitave bankare që janë në valutë, e njëjta gjë edhe për kreditë,  mbi gjysmën e totalit.

Në 2021-in portofoli i kredive në  valutë u shtua me 36.2 miliardë lekë, zgjerimi më i madh i tre viteve të fundit, ndërsa në sy bie fakti se normat e interesit në euro janë më të ulëta se ato në lekë

Drejtori i Stabiliteti Financiar, Klodion Shehu: Normat e interesit në përgjithësi reflektojnë stadin zhvillimit të një ekonomie të caktuar. Ekonomitë e euros janë të maturuara, të konsoliduara, ndërsa ajo shqiptare është ende në zhvillim.

Në konkluzionin e raportit, Banka e Shqipërisë pohon se masat nuk kanë qenë të mjaftueshme për uljen e nivelit të euros në ekonomi, duke kërkuar edhe më shumë ndihmë nga institucionet e tjera

Drejtori i Stabiliteti Financiar, Klodion Shehu: Përdorimi i euros në ekonomin reale është i rëndësishëm dhe ne sigurisht kemi vlerësimin tonë, se ky përdorim kaq i lartë ul efektivitetin e politikave ekonomike në përgjithësi.  Për këtë arsye jemi të mendimit që masat e marra nga Banka e Shqipërisë duhet të pasohen edhe nga masa të tjera në ekonominë reale.

Politikat e deeuroizimit nuk japin efekt edhe sepse euro qarkullon në nivele të larta në infomralitet sipas ekspertëve

Teuta Nunaj, eksperte ekonomie: Ka shumë para jashtë menaxhimit bankar dhe që bëjnë pjesë te ekonomia informale. Këto janë para kryesisht të remitancave, por edhe  para të botës së krimit siç janë evidentuar. Këto duhen formalizuar.

Në kushtet kur politika për të forcuar monedhën kombëtare nuk po jep efektet e dëshiruara, a do të dorëzohen institucionet apo tregjet përballë euros?

Drejtori i Stabiliteti Financiar, Klodion Shehu: Jemi në kushtet kur mendojmë se nuk është bërë ende mjaftueshëm për të fuqizuar përdorimin e monedhës kombëtare në ekonominë shqiptare. Përdorimi  euros apo valutave të tjera në transaksionet e përditshme apo si instrument pagese është i panevojshëm dhe i paarsyeshëm.”

Teuta Nunaj: Gjithmonë është provuar se është tregu ai që detyron institucionet të marrin masa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA