Shëndeti i syve ka një rëndësi të madhe për sa i përket cilësisë së jetës. Disa sëmundje të syve mund të përparojnë dhe të shkaktojnë dëme të përhershme deri në humbjen e shikimit, nëse nuk trajtohen në periudhën e hershme.
A e dini se cilat janë sëmundjet e Retinës së Syrit që dëmtojnë atë që quhet “Shikimi Qëndror”?
Por çfarë është vetë “Shikimi Qendror”?
Duhet të dini se ai varet nga një strukturë e veçantë e Syrit, e quajtur “Makula” dhe është ai lloj shikimi që na lejon të përqëndrohemi në detajet dhe imtësitë e figurave që ne shohim, si për shembull deri tek njohja dhe dallimi i fytyrës së një personi.
Ky lloj shikimi dëmtohet në mënyrë direkte apo edhe indirekte nga disa sëmundje të syrit, si: degjenerimi makular, retinopatia diabetike, dëmtimi i vazave të syrit si pasojë e tensionit të lartë të gjakut apo edhe edema makulare.
Çfarë është degjenerimi dhe edema makulare dhe cilët janë faktorët e tyre të rrezikut?
“Degjenerimi Makular”, i cili lidhet edhe me moshën, është një çrregullim i trashëguar i syrit, i cili gradualisht ndikon në atë që ne quajtëm “Shikimi Qendror”.
Prandaj, njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje përfundojnë duke pësuar një humbje të ndjeshme të shikimit, veçanërisht në lidhje me detajet e imta, qofshin ato afër apo larg. Aktualisht kjo sëmundje prek 1.5% të popullsisë në rang botëror.
Po cilët janë faktorët e rrezikut që shkaktojnë “Degjenerimin Makular”?
Cilat janë shenjat klinike të dëmtimit të shikimit që shkaktohen nga këto sëmundje?
Si diagnostikohet dëmtimi i “Shikimit Qëndror”?
Të gjitha këto pyetje si dhe trajtimi i këtyre dëmtimeve të rëndësishme në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë do të trajtohen sonte në emisionin e përjavshëm “Hipokrati”.
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 16.50!
Top Channel!
Top Channel