Udhëtimi drejt Shqipërisë për turizëm, ka rezultuar tragjik për një çift nga Polonia pasi humben jetën në rrugët tona.
Pasi kishin vizituar disa qytete të Shqipërisë, Waldemar Makowska 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës per te zbuluar edhe alpet e veriut por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën.
Ata u përplasen me një automjet tip Golf 5 që drejtohej nga një 27 vjeçar nga Puka. Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet tregojnë se përplasja ka qenë aq e fortë sa pjesët e motorit janë shpërndarë në të gjithë rrugën.
Drejtuesi i automjetit, të cilin rezulton ta ketë marrë me qira në Shkodër, ju nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi i pastër. Ai u shoqërua në komisariat ku do të merret në pyetje mbi rrethanat e këtij aksidenti.
Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një pajisje filmimi “Go pro” që përdorej nga turistët. Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka të regjistruar momentin e aksidentit,.
Top Channel