Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të javës nuk është e lehtë për Bashkimin Evropian, por BE-ja nuk mund të transferojë para në Rusi duke pasur parasysh situatën që ka krijuar Rusia.
Ajo tha gjithashtu se BE duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm.
Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten, në bisedimet që pritet të shkojnë deri në fundjavë, për të negociuar një paketë të propozuar sanksionesh të BE-së kundër Rusisë.
“Lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe sanksionet e nevojshme të ndërmarra nga BE ishin më shumë se një test stresi për ekonominë tonë” –shtoi von der Leyen.
Ajo tha se vendi i BE-së ishte “në anën e Ukrainës”: “Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë,” citohet të ketë thënë ajo nga agjencia e lajmeve Reuters.
E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të vendosur nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukraina të vendoste se si të negocionte me Rusinë për të arritur një armëpushim.
Top Channel