“Vendimet e Kryesisë do respektohen”, Berisha: Ja pse negociatat për Presidentin po bëhen në nivel grupi parlamentar

06/05/2022 14:01

Në konferencën e përjavshme me gazetarët Sali Berisha akuzoi sërish Enkelejd Alibeajn, si bashkëpunëtor të Ramës.

Duke komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit, Berisha u shpreh se kurrë që prej pluralizmit negociatat nuk janë zhvillur në nivel grupi parlamentar.

“Që kur është vendos pluralizmi kurrë debate për presidentin nuk është zhvilluar në nivel grupi, por në nivel kryetarësh partie. Zhvillohet kështu sepse Rama ka marrë peng, Alibeaj ju kujtohen fjalët për bashkëqevrisje. Pra e trajton si ministër të qeverisë së tij  që ta emërojnën dorë. Po zhvillohen skenarë të padenja, lojë e shëmtuar e Ramës me fake opozitës, apo pseudo opozitë.” tha Berisha.

Duke komentuar deklaratën e Ervin Salianjit, për të takim të përbashkët, ish kryeministri tha se Rithemelimi ka shkarkuar Alibeajn si kryetar grupi, por vendimet e kryesisë do të respektohen

“Nuk kemi shkarkuar kryesinë e grupit parlamentar. Jemi shprehur se Alibeaj është i tëri në funksion të lojës së Edi Ramës, është i shkarkuar nuk ka dhe s mund të ketë asnjë tagër për të thirr grupin parlamentar. Grupi ka strukturat e tjera që mund të mblidhen dhe natyrisht, vendimet e kryesisë do të respektohen”- vijoi më tej Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA