U zgjodh në krye të Këshillit Kombëtar, Paloka: PD organizon nesër protesta në të gjithë vendin

06/05/2022 20:01

Deputeti Edi Paloka, i sapo zgjedhur në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së tha se rezoluta që miratuan për zgjedhjen e presidentit tregon qëndrimin që duhet të mbajë grupi parlamentar i PD-së.

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se gjatë mbledhjes u mor vendimi që nesër PD të organizojë protesta të heshtura në të gjithë vendin për vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në qelinë e komisariatit të Kavajës.

Përcaktohet qëndrimi që duhet të mbajë grupi parlamentar, pasi këshilli është organi më i lartë që përcakton linjën e PD-së. Një vendim i rëndësishëm është që nesër në gjithë Shqipërinë do ketë një protestë para komisariateve në rrethe për aktin e rëndë që ka ndodhur ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë e komisariateve të Kavajës. Në Tiranë para kryeministrisë do ketë në orën 8 një protestë të heshtur”, tha Paloka.

Edi Paloka u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota, i cili ishte në garë me Eleina Qiricin, e cila mori vetëm 79 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA