Puntatat e Për’puthen kanë qenë të mbushura me debate intensive të Rrushes me Alesjan. Kjo e fundit ka hedhur disa akuza të forta për Rrushen dhe Astritin, dikur pëlqimi i saj.
Ajo pretendon se dyshja janë tashmë të dashur dhe se kjo mund të ketë lindur më përpara. Këto akuza u hodhën poshtë nga dyshja e cila i qëndron mendimit se do të ishin larguar nga programi nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë.
Rrushja: E bëre punën deri me akuzu
Alesja: Pse nuk e pranon që ti me Astritin jeni të dashur
Rrushja: Mashtrime, për mashtrime je ti
Alesja: Ti nuk bën gjë para syve por i bën prapa syve
Dikur shoqe të ngushta por sot çdo gjë ka marrë fund, pasi vajzat nuk duan të vijojnë njohjen e tyre. Në takimin e tyre të fundit ato vendosën përfundimisht se si do të vijojë marrëdhënia e tyre.
Alesja: Nuk ka qenë shoqëri
Rrushja: Nga ana ime ka qenë shoqëri deri në pikë të fundit
Alesja: Unë nuk ia përmend të tjerëve se çfarë bëj. Nuk i bëj gjërat për të ti thënë
Rrushja: Skam çfarë të bisedoj me Alesjan. Suksese në jetë
Alesja: Gjithë të mirat edhe ti
Top Channel