16/11 08:15
Përpjekje të shumta po tentohen për evakuimin e personave që ndodhen të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal
Kreu i stafit presidencial Andriy Yermak, e bëri të ditur lajmin por nuk dha detaje pasi nuk ishte e qartë se në çfarë faze ishte përpjekja e re e shpëtimit të qytetarëve të bllokuar në qytetin jugor të Mariupol.
“Faza tjetër e shpëtimit të njerëzve tanë nga Azovstal është duke u zhvilluar për momentin. Informacioni rreth rezultateve do të jepet më vonë,” tha Yermak.
Kjo vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i tha Këshillit të Sigurimit të enjten se një operacion i tretë ishte duke u zhvilluar për evakuimin e civilëve nga Mariupol dhe Azovstal.
Top Channel