6 maji, për minoritetin Rom në të gjitha vendet ku ata jetojnë është quajtur dita e ‘Erdelezit’ dhe përkon me ditën e Shën Gjergjit. Është festë pagane dhe e ka zanafillën mijëra vite më parë.
Konsiderohet si ndarja nga stina e dimrit dhe fillimi i pranverës. Gjithashtu për romët kjo ka qenë edhe një dite që mundesonte fillimin e shtegëtimit në vende të ngrohta, pasi, mbas ‘Erdelezit’ shumica e tyre fillonin jetën nomade.
Jane banorët e minoritetit rom të fierit që i gëzohen më shumë kësaj dite, e cila shoqërohet nga ritmet e muzikës, gatimet tradicionale dhe ritet që i kushtohen festes së ‘Erdelezit’.
Kjo ditë e shënuar për Romët shoqërohet me rituale të caktuara të kaluara brez pas brezi deri në ditët tona.
Festa e Erdelezit fillon gjatë darkës së një dite me pare. Përfaqesuesit e fiseve lajmerojne grate, vajzat dhe djemtë për të mbledhur sende bizhuterie si: gjerdane, byzylykë etj, dhe këto hidhen në enë, kryesisht nga djemtë dhe vajzat beqare. Ena mbushet me ujë në tre burime. Në të hidhen trëndafil, borzilok dhe gjethe. Personi që organizon ritin e mban enën e bizhuterive tërë natën në shtëpi, dhe në mëngjesin e datës 6 majit fillon ndarja e bizhuterive e shoqëruar me këngë tradicionale.
Top Channel