Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga një prej festimeve më të mëdha në Britaninë e Madhe në Jubileun, Princ Harry dhe Meghan do të marrin pjesë, së bashku me dy fëmijët.

Jubileu Platinum do të jetë hera e parë që Mbretëresha do të takohet me stërmbesën e saj, Lilibet, e cila mban emrin e saj.

Princi Harry dhe Meghan , Duka dhe Dukesha e Sussex, janë të emocionuar dhe të nderuar që marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës këtë qershor me fëmijët e tyre“, tha një zëdhënës i çiftit.

Një burim i pallatit tha për Skynews se  pavarësisht mospërfilljes, princ Harry dhe Meghan janë “pjesëtarë shumë të dashur të familjes” dhe janë ftuar në ngjarje të tjera jubilare.

Princi Harry dhe Meghan panë Mbretëreshën muajin e kaluar për herë të parë pas dy vitesh, në rrugën e tyre për në Lojërat Invictus në Holandë.

Para kësaj, çifti nuk ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që kur u larguan nga anëtarët e familjes mbretërore në janar 2020 .

Në mars, duka dhe dukesha munguan në shërbimin përkujtimor të mbajtur për gjyshin e tij, Princin Philip.

Jubileu Platinum i Mbretëreshës , i cili do të shfaqë një finale spektakolare prej 15 milionë funtesh , zhvillohet nga 2 qershori me festimet që do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës.

Mbretëresha Elizabeth është monarkja e parë britanike që po udhëheq për 70 vjet.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA