Shpërthimi masiv shkatërron hotelin kuban në qendër të Havana (foto-video)

06/05/2022 18:34

Një shpërthim gjigant ka shkatërruar pasditen e sotme hotelin e njohur Saratoga në qendër të kryeqytetit kuban Havana, duke zhdukur disa kate të tij.

Ka raportime për të ftuar të bllokuar në katet e larta të hotelit teksa shpërthimi ka rrënuar pjesë të mëdha të ndërtesës.

Deri tani nuk dihen shkaqet që mund të kenë shkaktuar incidentin në Hotel Saratoga – dhe as numri i saktë i viktimave apo të bllokuarve.

Të plagosurit që ishin jashtë hotelit thanë se zhurma ishte si një bombë.

Mediat vendase thonë se disa njerëz janë shpëtuar në rrënoja nga vullnetarët.

Disa dëshmitarë postuan pamje në rrjet nga tragjedia.


“Disa minuta më parë një shpërthim i fuqishëm te hoteli Saratoga në Old Havana, në qendër të kryeqytetit. Ambulancat dhe policia janë në vendngjarje,” shkruante përdoruesi @Cuba_Libre.

Një tjetër shkruante: “Urgjente. Pak më parë një shpërthim i fortë në hotelin Saratoga në Havana. Ndërtesat disa dhjetra metra larg u tronditën.”

Videot tregonin shumë njerëz duke qëndruar jashtë hotelit gjysmë të shkatërruar, disa duke mos u besuar syve.

Hoteli i njohur në qendër të Qytetit të Vjetër të Havana, ka 96 dhoma dhe një tarracë me pishinë.

Hotel Saratoga përshkruhet në Wikipedia si ‘hotel luksi i stilit neoklasik, i vendosur në Paseo del Prado, Havana e Vjetër, përballë Fuente de la India.’

I ndërtuar fillimisht në 1880 ndërtesa i rimodelua në një hotel në 1933 dhe është rihapur më së fundmi në 2005.

FOTO GALERI
1/8
Një shpërthim gjigant ka shkatërruar pasditen e sotme hotelin e njohur Saratoga në qendër të kryeqytetit kuban Havana

Top Channel